spoonbill Nest Latest News

blog

Posted on 29 Jan 2021

MARREVESHJA ORACLE : HAPAT DREJT ELBASANI DIGJITAL 2025

Në konferencën e përvitshme për të rinjtë, SpoonbillNest 2020, ishte e ftuar Jane Richardson, Drejtoreshë e Oracle Academy. Gjatë fjalimit të saj u diskutua avancimi në shkencat kompiuterike dhe të mësuarit global, gjithashtu edhe roli i femrave në STEM. Në të njejtën kohë u shpreh edhe dëshira për bashkëpunim mes Oracle Academy dhe institucioneve arsimore ne qytetin e Elbasanit. Tashmë me krenari mund të themi se ky hap drejt synimit Elbasani Digjital 2025, u arrit me sukses. Por, çdo të thotë kjo?

ÇFARE ESHTE ORACLE ACADEMY?

Oracle-mission

Oracle është një kompani lider në krijimin e software për ndërmarrjet dhe zgjidhjeve për IT. Njihet në të gjithë botën për cloud computing dhe paketat e databazave. Si pjesë e programit filantropik për edukimin global, kjo kompani krijoi Oracle Academy. Ajo synon të sjellë progres në edukimin kompiuterik në të gjithë botën si edhe të rrisë inovacionin, njohuritë dhe diversitëtin në fusha të ndryshme të teknologjisë. Kjo devotshmëri ndaj edukimit është pjesë 25-vjeçare e Oracle e cila bashkëpunon me institucione në 120 vende të botës. Kjo përfshin
kurrikulat, teknologjia cloud e Oracle, software, mbështetje dhe çertifikim profesional. Tashmë për herë të parë edhe në Shqipëri duke filluar nga Universiteti “A. Xhuvani” dhe shkollat e mesme profesionale në Elbasan.

SI DO TE IMPLEMENTOHET PROGRAMI I ORACLE ?

Propozimi për bashkëpunim vjen nga kompania prestigjioze Oracle dhe me një nder kompanitë e njohura të biznesit në qytetin e Elbasanit siç është Elite Travel Group. Në këtë mënyrë koordinohet edhe bashkëpunimi me biznesin për të nxitur punësimin dhe trajnimin e studentëve. Fatmirësisht programi i Oracle mësohet në gjuhën e programimit Java, e cila përdoret edhe në Universitetin Aleksander Xhuvani.

Propozimi i Oracle ve theksin në zbatimin praktik të njohurive nëpërmjet elementëve grafike. Gjithashtu, zhvillimi i workshopeve pergjatë kursit është një
mënyrë mjaft e mirë për të zgjuar interesin tek studentët. Universiteti do të ketë të drejtë të shkarkojë dhe përdorë resurset e Oracle Academy, sic janë leksionet, kodet burim, platformat e programimit si Alice dhe Greenfoot, etj. Ky program mendohet të zhvillojë jo vetëm aftësitë e studentëve, por edhe të pedagogëve duke iu mundësuar trajnime falas dhe kontakt me kolegë nga e gjithë bota.

Ç`DO TE THOTE KJO PER TE ARDHMEN?

Tashmë Universiteti Aleksander Xhuvani është partneri i parë i Oracle në Shqipëri. Kjo pritet të ndryshojë rrënjësisht jo vetëm cilësinë dhe mënyrën e mësimdhënies, por edhe të shtojë prurjet e studentëve në departamentin e IT. Si i vetmi universitet me këtë program në Shqipëri, mendohet të kthehet në magnet edhe për të rinjtë nga qytete të tjera. Për më tepër, ky bashkëpunim hap rrugën edhe për partneritete me kompani të tjera simotra.

Programi nga Oracle Academy përveç ofrimit të resurseve dhe materialeve për të mësuar, gjithashtu i jep studentëve edhe mundësinë të testohen dhe të përfitojnë çertifikatë profesionale. Kjo do t’i hapë dyert një brezi të ri të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme nga gjigandi Oracle drejt punësimit. Si rezultat, pritet që Elbasani të ketë një perspektivë më të mirë për të ardhmen, duke pasuruar rininë me aftësi të cilat e ndihmojnë të rrisë ekonominë familjare, por edhe të rajonit.

Prandaj, jemi krenarë që kemi hedhur hapin e parë drejt iniciativës sonë “Elbasani Qytet Digjital 2025”. Në fund të fundit, thjesht po I kthehemi traditës sonë të mësimdhënies. Na ndiqni për përditësime të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

engage

Get the coolest tips and tricks today

This ebook will change everything you ever thought about relationships and attachment. Find the secret to connecting better and faster