spoonbill Nest Latest News

blog

Posted on 09 Mar 2021

ELBASANI DIGJITAL 2025: VIZIONI I BASHKISE ELBASAN

Nëse keni marrë pjesë në konferencën e 2-të vjetore për të rinjtë SpoonbillNest, me siguri keni vërejtur se tema e këtij viti ishte “Elbasani Digjital 2025”. Temat e diskutuara ishin Qëndrueshmëria, Digjitalizimi, Sipërmarrja, Menaxhimi dhe Aftësitë e Buta të cilat lidhen me këtë koncept. Sigurisht, Bashkia e Elbasanit gjithashtu prezantoi vizionin e saj për të krijuar një qytet të gjelbër dhe smart. Por cila është saktësisht axhenda?

ELBASANI DIGJITAL 2025

Elbasan-Digital-city-3

Elbasani Digjital 2025 është iniciativa jonë për të krijuar një qytet smart dhe të gjelbër deri në vitin 2025. Midis shumë projekteve për të cilat kemi filluar të punojmë, ne ishim të lumtur të dëgjonim se bashkia, nën udhëheqjen e Kryetarit Gledian Llatja, gjithashtu ka një vizion të qartë për të ardhmen dhe se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë.

Kjo iniciativë nis me edukimin, aftësimin dhe integrimin gjithëpërfshirës në tregun e punes. Kjo përfshin personat me aftësi ndryshe, grupet vulnerable, femrat dhe integrimin e minoriteteve. Gjithashtu, në kuadër të procesit të të mësuarit gjatë gjithë jetës (Lifelong Learning), Elbasani Digjital do të mirëpresë edhe personat e kthyer nga emigrimi, ata që duan të ndërrojnë profesion apo rikualifikohen.

Qëllimi kryesor është përgatitja e shoqërisë për Revolucionin e 4-t Industrial. Ky Revolucion do të vazhdojë të thellojë edhe më shumë atë që nisi në Revolucionin e 3-të, kur teknologjia filloi të automatizojë procese të ndryshme të punës. Kjo do të thotë që së shpejti do të kemi një revolucion digjital që do të ndikojë në të gjithë jetën tonë dhe veçanërisht në mënyrën e të punuarit. Në fakt, ne kemi filluar të ndiejmë ndikimin e teknologjisë këto vitet e fundit dhe madje edhe më shumë gjatë vitit 2020.

Prandaj, është thelbësore që të përgatiten brezat e ardhshëm duke filluar tani dhe të kenë një infrakstrukturë që do të mundësojë aplikimin e kësaj iniciative. Axhenda e bashkisë synon të mbështesë të rinjtë në mënyrë që të përshtaten me zhvillimet e ardhshme dhe inovacionin. Programet rinore marrin gati 30% të buxhetit të bashkisë, kështu që ata synojnë të investojnë edhe më shumë.

Më saktësisht, ekziston një plan për të krijuar një qendër shërbimi Transferimi të Proceseve të Biznesit (BPO) që do të përshpejtojë zhvillimin e Elbasanit dhe gjithashtu të pasurojë aftësitë e të rinjve. Qëllimi është ta bëjmë këtë në përputhje me 17 sfidat e Kombeve të Bashkuara si krijimi i qyteteve dhe komuniteteve të qëndrueshme, promovimi i inovacionit dhe rritjes ekonomike.

Na ndiqni për përditësime të mëtejshme!

Fjalimi përmbyllës i kryetarit të bashkisë Z. Gledian Llatja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

engage

Get the coolest tips and tricks today

This ebook will change everything you ever thought about relationships and attachment. Find the secret to connecting better and faster