spoonbill Nest Latest News

blog

Posted on 04 Mar 2021

PRAKTIKA PROFESIONALE ME ELITE TRAVEL GROUP

Prej disa kohësh tashmë Elite Travel Group është kthyer në një nga bizneset partnere të shkollës profesionale në Elbasan “Salih Ceka”. Frymëzuar nga sistemi dual i edukimit në Gjermani, nxënësve të kësaj shkolle do t’u ofrohen praktika profesionale në mënyrë që të vendosin në përdorim praktik të gjitha njohuritë e tyre. Qëllimi i këtij sistemi është t’i afrojë më shumë nxënësit me mjedisin e punës dhe t’u japë trajnimin e nevojshëm për të përballuar tregun e punës në të ardhmen. Por, çfarë ofron ekzaktësisht Elite Travel Group?

Mundësitë që ofron ETG

Praktika Profesionale

Aktualisht tek Elite Travel Group ofrohen praktika profesionale në degë si Kodim (Coding), Full Stack Programming, Dizajn Grafik (Graphic Design) dhe Marketing Digjital (Digital Marketing). Këto praktika janë krijuar dhe ndiqen nga profesionistë të fushës në kompani në përputhshmëri me kërkesat që ka tregu i punës. Momentalisht këto trajnime ndiqen nga nxënës të drejtimit TIK në shkollën “Salih Ceka”. Gjithashtu, ofrohen edhe praktika për Guidë turistike, Agjent udhëtimesh apo Operator turesh, të cilat po ashtu ndiqen nga nxënës të kësaj shkolle me drejtim Hoteleri – Turizëm. Deri tani numërohen 53 nxënës të cilët po përfitojnë nga kjo mudësi mjaft e mirë për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale

Çfarë mësohet në këto praktika profesionale?

Praktika Profesionale

Gjatë secilit trajnim, nxënësit njihen me ambientin e punës si edhe me disa prej mjeteve dhe sistemeve më të përdorshme. Duke u ndjekur nga profesionistët ata nisin të realizojnë projektet e tyre të para në degët e lartpërmendura dhe arrijnë të prekin nga afër atë çfarë i pret në të ardhmen. Në fund testohen dhe vlerësohen nga instruktori përkatës dhe më të mirët munden edhe të sigurojnë një vend pune tek Elite Travel Group. 

Praktika të reja

Kohët e fundit Elite Travel Group dhe shkolla “Salih Ceka” kanë nisur edhe bisedimet për një praktikë të re profesionale për nxënësit që ndjekin drejtimin Ekonomi-Biznes. Rreth 20 nxënës nga ky drejtim do të kenë mundësi të trajnohen pranë departamentit të Financës në kompaninë ETG dhe të thellojnë edhe më shumë njohuritë e tyre. Na mbetet të shohim se çdo të sjellë më tej ky bashkëpunim kaq i frytshëm!

Na ndiqni për përditësime të reja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

engage

Get the coolest tips and tricks today

This ebook will change everything you ever thought about relationships and attachment. Find the secret to connecting better and faster