Posted on 04 Mar 2021
KONKURSI I SIPËRMARRJES SOCIALE Në TURIZEM
Konkursi i Sipërmarrjes Sociale në Turizëm është konkursi i parë në të gjithë botën që përqendrohet në inovacionin social dhe sipërmarrjen në turizëm. Hapja e konkursit u bë më 9 Mars 2021. Duke u dhënë sipërmarrësve socialë nga e gjithë bota akses në ekspertizë dhe shikueshmëri ndërkombëtare, konkursi synon të fuqizojë sipërmarrësit dhe komunitetet në destinacionet e udhëtimit, të përshpejtojë rritjen e tyre dhe t’u sigurojë atyre akses në treg. Nisur nga sfidat aktuale globale për shkak të COVID-19, fokusi i konkursit të këtij viti do të jetë në mbështetjen e sipërmarrësve të turizmit social në përpjekjet e tyre për të ndihmuar sektorin të rimëkëmbet dhe të formojë një të ardhme të qëndrueshme për turizmin. Struktura e konkursit ndjek frymën e 17 Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe kërkon të mbështesë arritjen e edukimit cilësor, barazisë gjinore dhe rritjes ekonomike.